Shkodër, "vdekja" kthehet në festë
Gabimi në identifikimin e një kufome ka bërë që në Shkodër, një familje të hapë mortin për të zotin e shtëpisë. E ndërsa në qytetin verior ishin vendosur lajmërimet e vdekjes për 51-vjeçarin, ishte caktuar ora 11:00 për ceremoninë mortore dhe njerëzit kishin nisur të vinin për të përcjellë trupin e pajetë, ndodhi mrekullia. Mbërrin lajmi se i zoti i shtëpisë ishte shëndoshë e mirë në Tiranë dhe madje kishte lajmëruar familjen që t’i dilnin para, pasi kishte blerë shumë mall. Për pak minuta askush nuk dinte se çfarë të thoshte dhe si të reagonte. Situata absurde e këtij keqkuptimi kishte lidhje me disa koincidenca.

Para 3 ditësh në Shkodër kishte ndodhur një aksident rrugor, ku kishte humbur jetën një person rreth të 50-tave i paidentifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2012, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori