Shkodër, tritol makinës së punonjësit të policisë
Makina e një punonjësi të policisë së Pukës ka shpërthyer mëngjesin e sotëm si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli në pjesën e parme të automjetit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës ndërsa policia njoftoi se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerez. Ekspertët kanë marrë pyetje efektivin e policisë Pavlo Vuksanin 40 vjeç. Nuk dihen autorët dhe arsyet e këtij akti. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori