Shkodër, thyhet xhami i makinës së gjyqtarit
Makina e një gjyqtari nga Shkodra është bërë objekt i një vjedhje gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve të policisë së këtij qyteti, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës së një gjyqtari në Shkodër, rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.
Makina ndodhej e parkuar në lagjen "Ndoc Mazi" të këtij qyteti ku makinës me targa SH 6118 E në pronësi të gjyqtarit A. Z i është thyer xhami i pasëm i mjetit.

Pas marrjes së informacionit forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer veprimet e paraprake hetimore, dyshohet se xhami i mjetit në fjalë të jetë thyer ne tentativë për vjedhje.

Nga policia e këtij qyteti po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e plote të shkaqeve e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve./albeu.com/

Shtuar më 04/11/2011, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori