Shkodër, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me pemën
Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në fshatin Rrenc në Gurin e Zi, Shkodër.

Automjeti tip "Mercedes Benz" drejtohej nga 32-vjecari i identifikuar me inicialet E.H., i cili është dërguar në Spitalin e Shkodrës.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 19/02/2020, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori