Shkoder, rinisin permbytjet
Albeu.com
Rinisin permbytjet ne zonen e Nenshkodres, mengjesin e se henes me qindra hektare toke jane gjendur nen uje dhe qindra banesa jane te izoluara nga ujrat qe po shkarkohen prej hidrocentralit te Vaut te Dejes.

Problematike situata eshte ne fshatin Obot i cili eshte izoluar nga uji dhe rrezikohen banesat. Ujit lumit Buna ka mbuluar gjithe fushat e fshatit Obot, madje uji ka mbuluar dhe rrugen kryesore dhe te vetme qe lidh kete fshat me pjesen tjeter te vendit. Kalimi ne kete rruge per momentin mund te behet vetem me mjete te larta, veturat dhe fugonet nuk mund te kalojne.

Reshjet dhe prurjet e medha ne liqenet e hidrocentraleve detyruan KESH qe te rihapen portat ne Koman dhe Vaun e Dejes.

Ujerat po rikthejne imazhet e disa diteve me pare kur mbi 10 mije hektare toke u kthyen ne liqen. (tch)
Shtuar më 22/02/2010, ora 21:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori