Shkodër, RENEA arreston një të shumëkërkuar
Pëlqej
Arkiv
Një person i shumëkërkuar u arrestua nga forcat speciale të policisë, RENEA, në qytetin e Shkodrës. Burime zyrtare të policisë së shtetit, thanë se forcat speciale zhvilluan një aksion në fshatin Hajmel të Shkodrës.

Pas veprimeve operacionale është arritur të arrestohet shtetasi Gjovalin Kola, 51 vjeç. Ky person, sipas policisë ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, i kërkuari mësohet se ka bërë rezistencë, por edhe forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me armë derisa 51-vjeçari pranoi të vetëdorëzohej.
Shtuar më 21/11/2010, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori