Shkodër, plagos me thikë dy vëllezërit për pronën
Konflikti për pronën ka sjellë dy të plagosur me thikë brenda një familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër, kur Mark Zefi 37 vjeç ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij Ardian dhe Pal Zefin 40 dhe 27 vjeç pas një debati lidhur me pronën.


Mësohet se Marku pasi ka debatuar me vëllain e tij më të madh Ardianin e ka qëlluar atë me thikë. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i vogël Pali, i cili duke tentuar të mbrojë vëllain e madh është goditur gjithashtu me thikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori