Shkoder, perplaset nga nje makine, vdes 59-vjecarja
Albeu.com
Një 59-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dobraç” ku 59-vjeçarja Lumturi Vajushi ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një automjet tip audi.
Si pasojë e plagëve të marra 59-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit Bekim Kapedani. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 18/02/2010, ora 23:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori