Shkodër, përplasen dy motora, një i vdekur e një i plagosur
Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, si pasojë e përplasjes së dy motoçikletave.

Sipas burimeve të policisë së Shkodrës viktima është shtetasi Kolec Molla, 69 vjeç dhe i plagosur ka mbetur Eduard Gjeka.

Policia bën me dije gjithashtu se të dy personat e përfshirë në aksident ishin nga fshati Rrjoll i komunës Velipojë.

Ndërkaq, blutë e Shkodrës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori