Shkodër-Lezhë, dy të plagosur
Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Furgoni me targa MA 2027 i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga rruga në fshatin Balldre.

Drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Policia e ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2011, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori