Shkodër, Kisha Ungjillore protestë kundër gjakmarrjes
Një protestë kundër ritit kanunor, Gjakmarrjes është organizuar sot në Shkodër nga Kisha Ungjillore. Protesta e sotme kishte në qëndër të vëmendjes vrasjen për gjakmarrje që iu bë pak ditë më pas Pastorit, Dritan Prroi.

Protestuesit, shumica besimtarë të Kishës Ungjillore bënë apel që të mos veprohet më në bazë të Kanunit, pasi kjo është rruga e ndaluar nga perëndia.

“Ti themi stop gjakmarrjes. Nuk duhet të ecet në bazë të kanuneve. Gjakmarrja nuk pranohet dhe dënohet nga Perëndia”, tha pastori Fatmir Spahiu.

Sipas tij, vrasja e Dritan Prroit preku rëndë fjalën e Zotit. “Dritani kishte biblën në duar në momentin kur u vra. Jetën na e jpe Perëndia, ajo ka të drejtë të na e marrë”, apeloi Spahiu para të pranishmëve në protestë.

Komuniteti i Krishterë Ungjillor Shqiptar kërkoi ndërhyrjen e shtetit shqiptar për vendosjen e drejtësisë sipas ligjeve në fuqi.
Shtuar më 17/10/2010, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori