Sandër Lleshaj: Burri me gruan, të ulen diagonal në makinë ose gjobë!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar se përse është vendosur rregulli i qëndrimit diagonal në makinë edhe me të afërmit.

Ai rrëfeu në emisionin “Opinion” se efektivët nuk mund të dinë raportin mes shoferit dhe pasagjerit. Ndaj, për të shmangur ndalimin, është vendosur ky rregull.

“Mos të ndalohen nga policia, prandaj është krijuar se duket si absurde kjo.

Punonjësi i policisë nuk ka nga ta dijë se çfarë janë burrë e grua, apo është thjesht një person që është marrë rastësisht rrugës. Për të evituar ndalimin, është vendosur ky rregull”, tha ai.


Shtuar 12.05.2020 20:56