E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Shkodër, burri ther gruan
Arkiv
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Mimoza Mehmetaj duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka arrestuar autorin, bashkëshortin e viktimës, 40- vjeçarin Gjelosh Mehmetaj.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se sulmi ka ardhur si pasojë e një grindjeje për motive familjare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ish- Artistikja në qytetin e Shkodrës. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Shtuar më 09/10/2010, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori