Shkoder, 46 vjecari vret gruan dhe vajzen
Albeu.com
Një krim i tmerrshëm brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat të rrethit të Shkodrës. Policia tha se Pjetër Rjolli 46 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë gruan dhe vajzën e tij.Krimi i dyfishtë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në fshatin Samrish të komunës Dajç. Viktimat janë Nine dhe Kristina Rjolli, përkatësisht 46-vjeçe dhe 18-vjeçe. Policia tha se nuk dihen ende motivet e këtij krimit të rëndë. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes vetëm pak kohë pas ndodhjes së krimit.
Shtuar më 24/07/2010, ora 10:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori