Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, Majko shpërthen ndaj Rexhep Qosjes: Kjo është gabim
Pandeli Majko ndërmjet një statusi në Facebook ka reaguar menjëherë mbi propozimin e akademikun kosovar Rexhep Qosja për shkëmbimin e territoreve Kosovë - Serbisë: Dhënien Serbisësë të MItrovicës Veriore dhe marrjen prej saj të Luginës së Preshevës.

Majko shkruan se ky propozim është i gabuar dhe plotësisht i paarsyetueshëm.

“Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.”

Statusi i plotë

"Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare. Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar.

Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës.

Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Çfarë duan shqiptarët!?”

Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë. Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës." /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori