Shkëlzen Berisha shtoi 300 mijë euro pasuri, ja si

Shkëlzen Berisha ka shtuar në vitin 2009, plot 300 mijë euro pasuri. Kjo është e vërtetuar edhe nga një dokument i siguruar nga burime pranë Komisionit Hetimor për CEZ.

Sipas këtij dokumenti Shkëlzen Berisha nuk ka paguar asnjë tatim për këtë pasuri prej 300 mijë eurosh.

Dokumenti është çuar nga Tatimet te Komisioni Hetimor Parlamentar i CEZ.

Po ashtu, viti i vendosjes së kësaj pasurie, përkon edhe me vitin kur OSSH-ja është privatizuar nga çekët për t’u kthyer në CEZ.
Ndërkohë po ashtu po verifikohet kjo çështje dhe se Shkëlzen Berisha mund të kallëzohet për evazion fiskal./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori