Shkëlzen Berisha shpërthen në akuza: Taulant Balla ha bukë si shpifës
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti ‘tutor të palaços’, duke iu referuar kreut të komisionit të CEZ, Taulant Balla.

Në një prononcim pas daljes nga komisioni, ku në fakt u nxor nga Balla për shkak të debatit dhe akuzave ndaj tij, Shkëlzen Berisha e quajti deputetin socialist ‘palaço’ dhe ‘shpifës të paguar’.

Shkëlzen Berisha tha se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra elektorale të kryeministrit Rama për të mbuluar milionat e vjedhura prej tii, shkruan balkanëeb.

Thirrja ime, një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Edhe pse nuk kam asnjë lidhje me punën e këtij komisioni, kam ardhur 4 herë duke bërë detyrën time si qytetar. Kam patur vetëm një kërkesë, që komisioni të mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje për mua. Kam bërë një kërkesë dhe përgjigjja ka qenë shkelje e ligjit. Konkretisht i dënuari i drejton komisionin në shkelje të hapur të kodit të procedurës penale. Është në konflikt interesi. Ka paragjykuar dëshmitarin pa dhënë ende dëshminë. Ky është një teatër. Insistimi i vazhdueshëm i Edi Ramës që këtë komision nga 140 deptuetë të parlamentit ta drejtojë një deputeti i dënuar për shpifje ndaj meje, është një provokim. Prezenca e Taulant Ballës në votimin e kërkesës sime, është shkelje. Kam ardhur gjithmonë për të dhënë dëshminë time me shumë dëshirë dhe do ta bëja para çdo anëtari, nëse nuk do drejtohej nga Taulant Balla.

Në fund fare e kuptuan që s’mund të bëhem pjesë e teatrit politik. Përgjigjen do ta marrin si tutori i palaços si palaçoja”, u shpreh Berisha.

Lidhur me akuzat për evazion fiskal ndaj tij, djali i ish-kryeministri tha se ishte “shpifja e radhës për të mbuluar vjedhjet e kryeministrit”.

“Ju thanë fillimisht që Shkëlzen Berisha është shok i ngushtë me Nuel Kalaj, nuk sollën asnjë provë, asnjë evidencë. Shpifja e radhës ishte që isha takuar në Pragë me Ismailaj. Pse nuk e sjellin të dëshmojë. Shpifja e radhës është që nuk kam paguar taksat.

Unë kam një dokument që çdo gjë është paguar sipas kontratës. Ai paguhet si shpifës. Nuk ka asnjë cilësi tjetër. Janë gënjeshtra elektorale të paguara nga Edi Rama. Kërkon të mbulojë vjedhjen e tij, 634 mln euro për marrëveshjen me CEZ. Kërkon të mbulojë sarajet e Surrelit. Dërgoni një ekspert të zbulojë sa kushton vila e Surrelit. Qindra, miliona euro. Kërkon të mbulojë pallatin 5-katësh të gruas në mes të Tiranës me para gjaku, para të pista. Kërkon të mbulojë faktet tronditëse që pritet të dalin shumë shpejt për kalimin e kufirit të vëllait të kryeministrit me makinën e Genci Xhixhës. Kërkon të mbulojë mashtrimin elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve të punës”, tha mes tjerash Shkëlzen Berisha./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori