Shkëputi qëllimisht energjinë në plazh, nisin kërkimet për autorin
Pëlqej
Ditën e djeshme në Jug të Shqipërisë u bë problem shkëputja e energjisë në mbrëmje.

OSHEE ka sqaruar sot situatën e djeshme shkakun e ngjarjes.

Shkak për ndërprerjen e energjisë ishte pikërisht hedhja e një teli mbi linjën e energjisë me 10 kv, çka ka sjellë edhe shkaktimin e dëmit.

“Dje ne mbrëmje, rreth orës 22, zona Jal - Livadh - Vuno mbeti pa energji elektrike për shkak se një person i papërgjegjshëm hodhi mbi linjën 10 kV një tel, duke sjelle shkëputjen e energjisë elektrike.

Nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, por OSHEE beri kallëzimin ne polici për gjetjen e autorit”,- thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2017, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori