Shkëputet masivi shkëmbor, humbin jetën dy minatorët
Pëlqej
Dy minatorë kanë humbur jetën sot në minierën e Martaneshit për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor. Ngjarja e rënë ka ndodhur në vendin e quajtur si Fushë-Lopë.


Dy minatorët nga Mati, njëri 35 vjeç dhe tjetri Xh.S 50 vjeç ishin duke punuar brenda galerisë kur janë zënë poshtë nga masivi shkëmbor. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupave të pajetë nga miniera. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori