Shkendije Sherifi, ambasadore e Kosoves ne Hungari
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot znj. Shkëndije Sherifi Ambasadore të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, me seli në Budapest.Dekretimi u bë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-004-2009, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Hungarisë si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit, thuhet në njoftimin e Departamentit të informacionit dhe komunikimit me publikun pranë Presidentit.
Shtuar më 13/10/2009, ora 21:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori