Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak
Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

Doktoresha e cila u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA thotë se këtë fakt e zbuloi teksa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu.

“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha ajo për mediat britanike.

Ajo tha se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse. Për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill.

“E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong”, theksoi ajo.
Shtuar më 02/08/2020, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori