Shqiptari që zbulon gjenin përgjegjës për sëmundjen e Parkinsonit
Durrësaku Edor Kabashi ka zbuluar gjenin përgjegjës për sëmundjen e Parkinsonit. Shkencëtari shqiptar i cili jeton dhe punon në Kanada prej vitesh, ka nisur më herët kërkimet për këtë sëmundje.

Ai zbuloi se tek kafshët, se mutacionet në gjenin C90RF72, shkaktojnë sëmundjen e parkinsonit. Ky zbulim shihet si mjaft i rëndësishme për mjekësinë botërore, pasi parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve që lidhin muskujt me trurin, shkruan gazeta Shekulli.

Sipas Kabashit, ky është një hap mjaft i madh në gjetjen e shtigjeve të reja për kurimin e kësaj sëmundjeje. Një studiues kanadez u shpreh mjaft krenar për zbulimin e Kabashit. “Jemi shumë krenar për këtë gjetje të doktor Kabashit. Ne e mbështesim punën e tij. Kabashi është studiues i njohur në Kanada. Ai drejton grupin kërkimor për sëmundjet e sistemit nervor në Universitetin e Montrealit. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2013, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori