Shkëmbim dhuratash me shqiponjën kokëposhtë! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv.Kryeministri Z. Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri kanë zhvilluar disa ditë më parë një vizitë zyrtare disa ditore në Izrael.

Synimi i vizitës ka qenë nxitja e investimeve izraelite në vendin tonë.

Por nga fotot e publikuara të takimeve në Izrael, gazetarit të portalit Albeu.com nuk i ka shpëtuar një detaj i vogël por që ka simbolikë të madhe.

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, flamuri shqiptar i përdorur krahas atij izraelit, është vendosur me kokë poshtë. Ndonëse gabime të këtilla mund të ndodhin, kjo duhet të jetë një vërejte për stafin e ministrisë së jashtme por edhe për vet zv.kryeministrin dhe mininistrin që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e simboleve kombëtare, qoftë edhe kur organizatorë janë të huajt. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".