Shkëlzen Berisha: Nuk duhet të largohen shqiptarët, por Rama
Me anë të një postimi në Facebook, djali I ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka komentuar lajmet e ditëve të fundit që lidhen me largimin e shumë shqiptarëve drejt BE-së në kërkim të azilit.

Sipas tij, ai që duhet të lerë Shqipërinë është kryeministri Edi Rama dhe jo shqiptarët. “Kur Rama premtonte në fushatë punë,,shëndetësi falas, çmime të ulëta, energji më të lirë, BE nuk kishte asnjë shqetesim për azil-kërkuesit nga Shqipëria”, shkruan ai, përcjell Portali Albeu.

Shkëlzen Berisha vijon më tej duke shkruar se Rama për të ndalur këtë fenomen po përdor policinë për ti rikthyer në mjerim shqiptarët. /albeu.com/

Ja postimi i plotë:

Nuk duhet te largohen shqiptaret, por Rama.
Dy vjet me pare ne ditet e fundit te qeverisjes se djathte, kur Rama premtonte ne fushate pune,shendetesi falas, cmime te uleta, energji me te lire, BE nuk kishte asnje shqetesim per azil kerkuesit nga Shqiperia. Ne me pak se dy vjet me Ramen ne pushtet sipas Eurostat, numeri i azikerkuesve shqiptare ne hapesiren Shengen eshte rritur aq shume sa rrezikon dhe rikthimin e regjimit te vizave me keto vende.

Rama ka vendosur ta zgjidhe kete ceshtje, ashtu si cdo problem tjeter duke perdorur policine. Qindra e mijera shqiptare pengohen cdo dite ne porte, aeroporte e pika doganore, per te kaluar "kufirin" e varferise dhe rikthehen dhunshem ne mjerimin nga kane ardhur.

Si per t'i tallur edhe me shume ne hallet qe kane, ne shtepite e tyre i pret nje "oferte e re elektorale" pikerisht nga ai qe i le papune,u prish shtepite, u rrit taksat, cmimin e energjise, i plas ne burg kur nuk kane para, e me pas nuk i le, as te shkeputen nga ky realitet.

Kur nuk largohesh dot nga e keqja, eshte koha per t'u perballur me te. Zgjidhja nuk vjen nga largimi shqitareve nga vendi, por largimi i Rames nga posti. Ne me pak se dy muaj do kemi mundesine ta largojme me vote. Me pas me protesta!
Shtuar më 19/04/2015, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori