"Shkeljet sot drejt zeros", Rama paralajmëron një plan ekonomik për të dalë nga kriza
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të ri ku ka treguar se do të ketë në ditët në vijim një plan ekonomik për daljen nga kriza humanitare e shkaktuar nga masat e marra për të luftuar koronavirus.

Ndët të tjera ai kujton se gjobat nuk janë për popullin, por për shkelësit.

Sipas Ramës, sot shkeljet kanë qenë drejt zeros.

STATUSI I KRYEMINISTRIT RAMA

🔴 DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM! NA DUHEN EDHE DISA DITË, JU LUTEM DURIM!

🔴 JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!

🔴 NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!

SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!

🔴 TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Shtuar më 15/03/2020, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori