Shkelje në tendera, KLSH kallëzim penal për kryebashkiakun e Pogradecit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pasi ka konstatuar një sërë shkeljesh gjatë auditimeve të kryera Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallezuar penalisht drejtues te bashkive Sarande e Pogradec.


"Auditimi i zhvilluar në këtë bashki, evidentoi se në zonën e qendrës së qytetit janë dhënë një sërë lejesh sheshi dhe ndërtimi në mungesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues dhe të Studimit Urbanistik Pjesor të qendrës së qytetit të miratuar në KRRTRSH, veprime këto të kryera në kundërshtim me disa ligje. Gjithashtu auditimi evidentoi se nga KRRT e Bashkisë Pogradec, janë miratuar një sërë Studime Urbanistike Pjesore dhe leje ndërtimi në shkelje të kondicioneve urbanistike në kundërshtim të hapur me ligjet. Në total nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e veprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit financiar dhe atij që ka të bëjë me zbatimin e kontratave për punë publike dhe taksat në fushën e urbanistikes, është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 46,411,128 lekë", thuhet në njoftimin për shtyp të KLSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit