New Yorku në zi, shkon në 3602 numri i viktimave nga pandemia

E gjithë bota është nën kërcënimin e koronavirusit, ku ccdo ditë numërohen me mijëra jetë të humbura.

Në New York ka shkuar në 3602 numri i viktimave, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 400 humbje jetësh.

Deri më tani në metropolin madh amerikan janë infektuar 77967 persona.

Shifrat tregojnë se si numri i viktimave, ashtu edhe i të infektuarve vazhdon që të rritet, ndërsa autoritetet po përpiqen të ndalin përhapjen e të shmangin viktimat.

Kryebashkiaku Bill de Blasio e bëri të qartë se kjo ka për të qenë një betejë e gjatë dhe mjaft e vështirë, por diferencën do ta bëjë distancimi social dhe vetizolimi.


Shtuar 8.04.2020 16:45