"T'a përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga
deputetët që shkel
masat dhe mos e lejoni futjen e tij në
mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje..."
Me tone të ashpra, kryetari i
Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralamëruar masa të reja ndëshkimore për të gjithë
deputetët që thyejnë karantinën.
Kreu i
Kuvendit gjatë mbledhjes së kryetarëve ngriti shqetësimin se një deputet ka marrë pjesë në
mbledhjet e komisioneve online, nga një klub në Kamzë.
“Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamzë.
Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga
deputetët që shkel
masat dhe mos e lejoni futjen e tij në
mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.
Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte
masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm.
Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë
këtij mesazhi,
këtij qëndrimi,
këtij respektimi te
këtij vullneti,
këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e
Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh”, ka thënë Ruçi.
Shtuar më 14/04/2020,
ora 17:26