Tre krerët më të lartë të shtetit janë njëkohësisht jashtë vendit, duke bërë që
Protokolli i Shtetit të mos jetë serioz, e lejuar të shkelet Ceremoniali zyrtar. Kjo valë vizitash vjen në një kohë kur është edhe më i madh ekspozimi i vendit ndaj sulmeve terroriste si në gjithë Evropën.
Kryeministri Rama është
nisur për një vizitë tre ditore në Kinë, nga e cila pritet të kthehet të enjten. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është
nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por është e
konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij. Ndërkaq, kreu i shtetit, Bujar Nishani është në Kroaci për një vizitë zyrtare, e
konfirmuar kjo zyrtarisht përmes një njoftimi për shtyp të Presidencës.
Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet: “
Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015,
ora 09:30