Dështim i negociateve, Berisha: Karnaval i vërtetë, vazhdim i dështimeve të Bashës në 2017-tën

Ish kryeministri, Sali Berisha ka vendosur lule në bustin e Hasan Prishtinës në Vlorë, nga ku ka shprehur vlerësimet ndaj figurës së tij.

Mes të tjerash, ish kryeministri, foli edhe për dështimin e negociatave mes Alibeajt dhe Ballës sa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe kjo që shihni ju nuk është gjë tjetër vetëm vazhdim i atij seriali por kësaj here edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër të zhvilluar deri më sot”– u shpreh Berisha në mbyllje të fushatës së tij në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD që pritet të mbahen në 22 maj./albeu.com