Shkel në minë, tropojani në rrezik për jetën transportohet me urgjencë në Tiranë
Një 45 vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme pasi ka shkelur pa dashur një minë.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë në fshatin Berishë.

Azgan Doçi është dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Për shkak të plagëve të rënda kërkohet ndërhyrja e helikopterit për transportimin drejt Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori