Shkodër, hapet muzeu i Diktaturës
Në Shkodër është hapur Muzeu i Vuajtjeve të Diktaturës Komuniste. Ndërkohë që Bashkia e Shkodrës u bën thirrje familjeve që janë persekutuar nga diktatura komuniste të ndihmojnë në pasurimin e muzeut.


"Ky muzeum ndër të tjera do të ketë edhe stenda ku do të ekspozohen objekte apo dokumente të ndryshme që flasin për periudhën e torturës dhe të dhunës ndaj individit. Të gjitha ato familje dhe individë që ruajnë objekte të kësaj natyre dhe kanë dëshirë që të kontribuojnë në pasurimin e këtij muzeu, janë të lutur të kontaktojnë me ne në Bashki, ose tek numrat e telefonit, Drejtoria e Kulturës 0666003143 dhe Drejtoria e Turizmit 066 6003104" thonë drejtues të kulturës. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori