SHKB arreston dy punonjës të Togës së shoqërimit
Pëlqej
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar tre punonjës të policisë, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Të arrestuarit janë Luan Mulgeci, 47 vjeç, me gradën Kryeinpektor, me detyrë ndihmës specialist i shoqërimit në Seksionin e Sigurimit të Shoqërimit të Forcave të Posaçme,

Gëzim Dervishi, 50 vjeç, me gradën N/Komisar, me detyrë Specialist Informacioni dhe Gjoni Kerri, 50 vjeç, me detyrë shofer i togës së shoqërimit, i cili d o të ndiqen në gjendje të lirë me detyrë shofer i togës së shoqërimit.

Arrestimi i këtyre punonjësve është kryer pasi dyshohet se nuk kanë respektuar proçedurat standarte të shoqërimit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit të personave të kërkuar.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë qenë me shërbim për trasportimin nga ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, për në Institucionin e Ekzekutimeve të vendimeve penale në Fushë – Krujë.

Si pasojë e mosveprimeve të tyre, ka arritur të largohet i dënuari Nirgen Ymeri, 22 vjeç, i dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale për “vrasjes në tentativë”.
Shtuar më 16/09/2014, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori