SHKB arreston dy policë rrugorë
Pëlqej
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Tiranë, arrestoi mbrëmë në flagrancë 2 punonjës policie të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore.

Arrestimi i shtetasve Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku, u krye për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Për 2 punonjësit e Policisë Rrugore kishte bërë kallëzim shtetasi A.V., emigrant në Itali. Efektivët e Policisë, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash drejtuesit të mjetit A.V., në këmbim të mosmarrjes së masave ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara.

Nga hetimet e kryera pas marrjes së denoncimit, SHKB duke përdorur metoda speciale bëri dokumentimi ligjor të disa rasteve të veprimeve korruptive të punonjësve të Policisë, Hasanaj dhe Dafku, ndaj shtetasve të ndryshëm.
Shtuar më 30/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori