E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Shkatërrohet organizata kriminale e drogës, në pranga 9 shqiptarë
Një organizatë e cila përbëhej nga 9 shqiptar dhe 1 italian është shkatërruar mëngjesin e sotëm nga Policia e Firences. Organizata kriminale merrej me shpërndarje droge të llojit kokainë dhe mariuanë, e cila u sekuestrua nga policia.

Droga vinte nga Gjermania dhe Shqipëria për në Itali, kryesisht në Firence dhe Prato, ku u gjend e fshehur në makinat të cilat ishin të destinuara të importoheshin në vendet jashtë BE-së.

Banda drejtohej nga një 32 vjeçar shqiptarë. Strategjia e saj ishte e thjeshte. Sa herë që ndonjë anëtarë i saj arrestohej menjëherë organizata ndalonte së vepruari. Për të transportuar drogën ata përdorini automjete të bleta në Gjermani dhe në Shqipëri. Trafikantë kishin krijuar një rrjet të gjerë me shpërndarës droge dhe me klientë të drejtpërdrejtë./Albeu.com/


Shtuar më 21/03/2017, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori