Policia franceze ka bërë me dije që ka shkatërruar një bandë shqiptare-franceze e cila
trasportonte ilegalisht njerëz nga Britania në Francë.
Grupi i përbërë nga dy
francezë dhe tre shqiptarë, ndërmjet tyre dhe një adoleshent, u shpërbë në veri të Francës pasi rrethi i kontrabandistëve filloi të përpiqej më shumë për t’iu shmangur pikave të kontrollit kufitar, trasmeton Albeu.com.
Pasi i ka gjurmuar kontrabandistët për disa muaj, policia tha se rrjeti i kontrabandistëve ishte i mirëorganizuar dhe i kalonte
njerëzit përmes kufirit nga pjesa e pasme e makinave për t’u shkrirë me pjesën tjetër të fluksit të trafikut në portin e Roscoff në
Britani.
Trafikantët tentuar që të trafikonin
njerëzit më në të një mikrobuzi me qera të mbushur me mobilje me një shifër prej 5 mijë paund për person.
Gjatë aksionit është arrestuar edhe një 39 vjeçar
francez i cili po
trasportonte 3 shqiptare në mënyrë ilegale drejt Britanisë./albeu.com/
Shtuar më 27/11/2016,
ora 13:13