Shkatërrohet banda e shqiptarëve, ja vjedhjet me vlerë 20 mijë euro (FOTO LAJM)

Karabinierët e Pesaros, asistuar nga Policia e Ravenna dhe Barit, ka goditur një bandë hajdutësh në Itali, një çift shqiptaresh dhe nje 29 vjeçar italian.

Sipas mediave italiane, ne pranga rane Edmond Lika, 23 vjeç dhe Blediana Buna, 28 vjeç.

Sakaq, bashkëpunëtori i tyre shqiptar Florijan Lika, ishte arrestuar pak ditë më parë, pas një grabitje të kryer në 25 janar.
Sipas hetuesve, sendet e konfiskuara arrinin vleren e 20 mijë eurove.

Lika u kap në portin e Barit, teksa tentonte të largohej me një të afërm drejt Shqipërisë.

Ndërsa shqiptarja tjetër u arrestua në Ravenna, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur në Pesaro, mbrëmjen e 5 marsit.

Raportohet se në këtë grabitje çifti shqiptar kishte vjedhur punime ari, ora si dhe makinën e pronarit të shtëpisë, ‘Renault Clio’, shkruan “Ansa”./Albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori