Shkatërrohet banda e shpërndarësve të drogës në Itali, mes tyre edhe 6 shqiptarë
Policia italiane përfudoi me sukses një aksion për ndalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla në zonën e Como-s.

Nga aksioni mësohet se u arrestuan 14 persona, 6 prej të cilëve janë shqiptarë. Policia italiane bën me dije vetëm inicialet e 2 prej 6 shqiptarëve, të cilët janë vëllezër P.A dhe R.A, njëri 25 e tjetri 22 vjeç.

Operacioni vjen si rezultat i hetimeve të nisura që nga viti 2015, pas një alarmi të lëshuar nga drejtori i një shkolle të njohur në Como të Italisë.

Nga hetimi i bërë u verifikua që shpërndarja e drogës bëhej para nisjes së orarit të mësimit, gjatë pushimeve ose pas përfundimit të mësimit. Për këtë aktivitet, prokuroria e Comos dhe Milanos kishte përfshirë në hetim 11 persona, me 1 të arrestuar në flagrancë gjatë kohës që shpërndante drogë.
Shtuar më 01/01/2017, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori