Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-greke, arrestohen 14 persona
Policia greke ka arrestuar të paktën 14 persona, dhe disa prej të cilëve janë shqiptarë. Një operacion i cili ka disa muajsh që është ndërmarrë çoi në shkatërrimin e një organizate. Sipas të dhënave kjo organizatë e kishte të përqendruar punën e saj në Fithioda dhe merrej me shpërndarjen e drogës.

Policia greke thotë se shumë nga të arrestuarit kanë probleme të shumta me ligjin. Policia greke ka sekuestruar rreth 4 kg kanabis, tetë shishe me metadon të lëngshëm (lloj droge), peshore precize, rreth 48 685 euro, tre armë, thika, fishekë, makina dhe motorë. Njëra nga armët e sekuestruara që i përkiste liderit të grupit është vjedhur në vitin 2013 në shtëpinë e një punonjës të Gardës Speciale në rajonin e Atikës.

Operacioni u zhvillua dje ndërsa hetimet u kryen nga departamenti i narkotikëve në Lamia. Sipas burimeve rezulton se personat e arrestuar janë të moshës nga 21 vjeç deri në 58 vjeç. Organizata udhëhiqej nga një 23 vjeçare grek, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin një 35 vjeç helen si dhe një 21 vjeçar shqiptar.

Organizata kishte një strukturë hierarkike, ku në krye të saj qëndronte një 23 vjeçar, i cili jepte udhëzimet për furnizimet me kokainë, heroinë, kanabis, etj. Droga fshihej në zona të shkreta në rajonin e Fthiotida Lindore, ndërsa më pas shpërndahej nga pjesëtarët e grupit. Lënda narkotike u sillte përfitime të rëndësishme, ndërsa për të komunikuar, anëtarët e grupit përdornin fjalëkalime dhe kode të ndryshme si makina, motoçikleta, etj.

Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga 6 persona, katër burra e dy gra, midis të cilëve edhe tre shqiptarë, njëri prej të cilëve sipas policisë greke, ndodhet i arrestuar në Shqipëri. Ai akuzohet si furnizues i grupit me drogë./Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori