Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Sarandë
Pëlqej
Strukturat e anti-krimit të qytetit të Sarandës shkatërruan mbrëmë një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit duke vënë në pranga pesë persona. Sipas policisë drejtues i këtij rrjeti ishte shtetasi Kostaq Gjini, 38 vjeç, i cili në hotelin e tij u ofronte klientëve shërbime nga disa femra, të cilat janë mes personavearrestuar.

Mes të arrestuarve janë gjithashtu bashkëpunëtorja e Gjinit, një grua 68-vjeçare njëkohësisht bashkëpronare e hotelit, si dhe një tjetër në moshë më të re, e dënuar më parë për prostitucion. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori