Shkatërrohet rrjeti i “eskortave” shqiptare e rumune, shumica studente
Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajza të reja rreth moshës 20 vjeçare.

Dëri tani mësohet se rreth 14 persona janë arrestuar ndërkohë që vajzat e reja gënjeheshin se do të punësoheshin si eskorta dhe shoqëruese por përfundonin prostituta .

Sipas mediave greke, tw paktwn 45 femra kishin punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit, duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Më pak se gjysma e kësaj tarife iu dha grave të shfrytëzuara.

Policia greke thekson se shumica e femrave që punonin për bandën ishin të motivuara për shkak të varfërisë, duke u joshur për një jetë luksoze kundrejt shpërblimit monetar.

Mediat greke shkruajnë se për më shumë se tre vjet, grupi kishte rekrutuar vajza nga Rusia, Rumania, Shqipëria, etj.

Pas hetimeve të nisura, policia greke ka vënë nën vëzhgim grupin. Më 14 mars është dokumentuar takimi i fundit i një studenteve në një nga hotelet në Atika. Ishte pikërisht ky moment që çoi në arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal.
Shtuar më 19/03/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori