Shkatërrohet një tjetër grup trafikantësh shqiptar në Athinë
Policia greke ka vënë në pranga një tjetër grup shqiptarësh të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Burime zyrtare nga mediat greke bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shqiptarë, 28, 36 dhe 51-vjec.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1 kg 295 gram heroinë, 6 kg 300 gram perzierës, 480 gram marijuanë, 1 makinë, 3 peshore, 600 euro, 1 presë metalike, 4 celularë dhe sende të tjera.

Rikujtojmë që edhe një ditë më parë në Athinë u arrestuan 3 shqiptarë që trafikonin kokainë në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori