Shkatërrohet natën parku i liqenit të Farkës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës mbolli një numër të konsiderueshëm pemësh në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Por për fat të keq, vandalizmi i njerëzve të papërgjegjshëm nuk ka munguar as edhe në këtë pjesë, duke dëmtuar gjatë natës me dhjetëra pemë të sapo mbjella.

Siç mund të shihni nga këto foto, pamja që të ofronte kjo pjesë e parkut të Liqenit të Farkës ishte vërtet e trishtë.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë së shtetit të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për vënien para përgjegjësisë ligjore të vandalëve.

Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri. Premtimi i mbajtur nga Bashkia e Tiranës për pyllëzimin e këtij parku dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme, e kanë kthyer Parkun e Farkës në një atraksion natyror që shfrytëzohet jo vetëm si ambient çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive.

Por për ta bërë realitet këtë ëndërr të gjithë qytetarëve, do të duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë pasurinë publike.
Shtuar më 03/11/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori