Vdekja e emigrantëve në det pas fundosjes së varkës, Gjykata Evropiane dënon Greqinë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Greqinë të paguajë një shumë prej 330 mijë eurosh, për vdekjen e emigrantëve në det, nga fundosja e një varke në vitin 2014 në detin Egje.

Më këtë mënyrë GJEDNJ ka dënuar Greqinë për vdekjen e emigrantëve në det.

Rasti ‘Safi dhe të tjerët kundër Greqisë’ kaloi në gjykatën evropiane në janar të vitit 2015, një vit pasi 11 nga 27 emigrantë u vranë kur varka e tyre u fundos në ujërat e Egjeut pranë ishullit Farmakonisi.

Rasti u paraqit nga një grup prej 16 aplikantësh, 13 afganë, dy sirianë dhe një shtetas palestinez.

Gjykata evropiane vendosi se ka pasur një “shkelje e nenit 2 (e drejta për jetën) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata konstatoi se “autoritetet greke nuk kanë bërë gjithçka që mund të pritej prej tyre për t’u ofruar kërkuesve dhe të afërmve të tyre nivelin e mbrojtjes që kërkohet nga neni 2 i Konventës”.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat kryesore kanë raportuar shpesh për kthim mbrapa të paligjshme dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke