Shkatërrohet banda shqiptare e narkotikëve në Spanjë, 6 në pranga
Realizohet operaconi i titulluar “Saksia” që ka sjellë arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës 25 deri në 45 vjeç dhe një shtetasi spanjoll 45-vjeçar.

6 shtetas shqiptarë të cilët kultivonin mijëra bimë narkotike janë arrestuar nga policia spanjolle. Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie në zonën portual të Alitankes ku administronin një magazinë rreth 3 mijë katrorë.

Policia spanjolle zbulon, se si bazë e autorëvë shërbente një magazinë e braktisur në zonën industriale të qytetit portual të Alitankes.

Të dyshuarit kishin marrë masa të rrepta për sigurinë, dhe mbikëqyrnin zonën me turne, madje kishin instaluar edhe ndjesorë të lëvizjes për të diktuar prezencën e të huajve afër godinës. Ndërkohë energjia furnizohej në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik i zonës, ndërsa instalimet dyshohet se ishin kryer nga shtetasi spanjoll.

Gjatë aksionit policia sekuestroi një sasi prej 74 kilogramë marijuanë, një çantë me boçe kanabisi, kondicionerë dhe gjenerator elektrik, 1,300 euro në kartëmonedha dhe makineri për paketimin në vakuum të lëndës narkotike. Sipas policisë vlera e lëndës narkotike e sekuestruar dhe energjisë së vjedhur arrinte në gjysmë milion euro./abcnews.al




Shtuar më 06/11/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori