Shkatërrohet banda e trafikantëve, arrestohen 5 persona
Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.


Njftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar i koduar “SABBIA”

Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” italiane në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm, në Itali dhe Shqipëri është finalizuar operacioni i koduar “Sabbia”, ku nga autoritetet kompetente Italiane, Karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështetjen e strukturave përkatëse atje, dhe në Shqipëri me mbështetjen e Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urdhër – arrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit është e vendosur në bashkëpunimin serioz me partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Shtuar më 31/05/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori