Shkatërrohet banda e "skifterëve" shqiptarë, grabisnin makina luksoze (VIDEO)
Një bandë e cila vidhte makina luksoze dhe apartamente është shkatërruar në Italinë fqinje.

Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë të moshës 41 dhe 45 vjeç. Shqiptarëtarrestuar nga karabinierët në Varese ishin pjesë të një bande, prej katër personash.

Pjesëtarët e kësaj bande ishin të gjithë me kombësi shqiptare. Shqiptarët janë arrestuar me akuzën për vjedhjeautomjeteve dhe të apartamenteve nën kërcënimin e armëve. Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e 5 “Range Rover”, një makine të tipit “Jaguar F”, grabitje bizhuterish si dhe për vjedhje nën kërcënimin e armëve brenda shtëpive në provincat e Ravenna dhe Brescia.

Në bashkëpunim me zyrat e Policisë Gjyqësore Polaria në Malpensa policia e ka nisur operacionin që në Shtator të vitit të kaluar. Nga vëzhgimi i kamerave u bë i mundur zbulimi i aktivitetit dhe itinerarit të përshkruar prej tyre gjatë vjedhjes së automjeteve.

U zbulua se ata kishin dy garazhe nëntokësorë, ku grumbullonin makinat e vjedhura me qëllim që vendndodhja e tyre të mos zbulohej nga sistemet satelitore. Gjatë operacionit, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, automjeti u përmbys për shkak të shpejtësisë.
Shtuar më 21/11/2019, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori