EMRI/ Shoqëroi 3 fëmijët e tij në shkollë dhe u kthye në shtëpi, gruaja gjen të vrarë 49-vjeçarin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Viktima quhet Petrit Caka. Vrasja ndodhi në Romë. Alarmin e ngriti gruaja e tij, e cila e gjeti të mbuluar me gjak në katin e fundit të pallatit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe urgjenca, por nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë shqiptarin. Caka kishte 3 fëmijë. Në fytyrën e shqiptarit kishte lëndime dhe prerje me thikë. Sipas autoriteteve para se të ekzekutohej ai është dhunuar.

Hetuesit besojnë se autori i vrasjes mund të ketë lënë gjurmë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tij. Mendohet se ai është goditur me një mjet prerës, thikë ose hanxhar.

Mësohet se 49-vjeçari para se të vritej, kishte shoqëruar fëmijët në shkollë ndërsa gruaja kishte shkuar në punën e saj. Mediat bëjnë me dije se shqiptari frekuentonte kazinotë. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë për ndonjë borxh.