Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, kapen me 130 kg drogë
Pëlqej
Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, pasi janë kapur me 130 kg drogë të cilën e kishin fshehur në automjetin e tyre. Tre shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për shkaqe hetimi, janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 130 kilogram drogë në Umbria.

Lënda narkotike është sekuestruar mbrëmjen e 7 gushtit në autostradën A1. Droga do të kalonte nga krahina e Frosinone me pas do dilte në Ceprano dhe Ferentino dhe prej andej në veri të Italisë. Policia shton më tej se droga ishte e ndarë në tre thasë dhe ishte e fshehur në pjesën e poshtme të makinës. /albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori