Shkatërrohet banda e rrezikshme në Itali, arrestohet këngëtari shqiptar
Një organizatë është shkatërruar në Itali, gjatë një aksioni të quajtur “Sottobosco” dhe nga mediat vendase mësohet se ka rënë në në pranga edhe këngëtari shqiptar Defrim Dervishi, i cili njihet me emrin e artit “Defri”.

Banda në fjalë merrej me shitjen e kokainës në rajone të ndryshme të Emilia dhe Toscana, me një preferencë për “jetën e natës”.

Furnizuesi i grupit ishte një shtetas maroken i quajtur Mohamed Jarmouni.

Gjithsej janë arrestuar 5 shqiptarë, përkatësisht: Defrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe shqiptarin tjetër Olsi Ivziku.

Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve mëngjesin e sotëm, janë gjetur edhe 28,000 euro.
Shtuar më 03/07/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori